Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë turit të bashkëqeverisjes me qytetarët në Himarë, kryeministri Edi Rama u përfshi me debate me një banor të Vunoit, i cili midis të tjerash tha se "nuk është partia mbi të gjitha por ligji". Rama i mori dokumentet e tij dhe deklaroi se bashkë me shqyrtimin e çështjes së qytetarit, do të shihte që të shpallte gruan e tij "heroinë të punës socialiste". Shqetësimi i qytetarit kishte të bënte me shfrytëzimin e një kullote.
Rama: Ai po të respekton dhe të jep përgjigje. Të pëlqen apo s'të pëlqen përgjigja, pastaj kur të marrë fjalën. Nuk e kishe fjalën fare. Na turpëron dhe Vunoin me këtë sjellje. Na e nxjerr Vunoin sikur është vendi i njerëzve me temperaturë 39. Mos na nxirr namin e keq. Të lutem.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-banorit-do-ta-shpallim-gruan-tende-hero-te-punes-socialiste-qe-te-perballon-ty