Berisha per Tv Klan: Gjermania shtoi 5 kushte të tjera për negociatat

2018-06-22 1

Lufta kundër krimit e korrupsioni, Reforma në Drejtësi, si dhe ajo Zgjedhore, sipas ish-Kryeministrit Sali Berisha janë pengesat për hapjen e negociatave me Shqipërinë, teksa një javë na ndan nga vendimi i Brukselit.

"Gjermania ka vendosur një dekalog kushtesh për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Parlamenti holandez me një term ushtarak urdhëron qeverinë e tij që të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Franca është absolutisht e prerë me qëndrimin e saj, është kundër hapjes së negociatave "

I prerë është edhe për çështjen e emigrantëve, pas të cilës thonë se fshihen interesa të mafias në trafikun e qenieve njerëzore.

"Shqiptarët nuk mund të pranojnë që të shndërrojnë vendin e tyre në një arenë krimi ndërkombëtar gjigand ku flotiljet e mafias shqiptare prej 300 gjerë në 500 anijesh të shpejta, të fillojnë transportin dhe mbytjen e tyre në det për qëllime pasurimi. Kjo është e vërteta, por unë kam besim se udhëheqësit europianë nuk kanë harruar premtimin e Edi Ramës për armët kimike. Të njëjtin fat do ketë".

Më së shumti e shqetëson marrëveshja e detit me Greqinë, të cilën e sheh si copëtimin e dytë që i bëhet trojeve shqiptare.

"Kjo që po gatuan Edi Rama me ditëzi Bushatin është një copëtim i ri i trojeve shqiptare, e cila mund të ndezë flakët e një konflikti ballkanik po u ec në këtë mënyrë".

Tv Klan