Dorëshkrim i ri i Marlin Barletit, version më i hershëm i “Rrethimit të Shkodrës”, 1499-1501

2018-06-22 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skëndërbeut, albanologët kanë prezantuar për publikun një dorëshkrim të ri të Marlin Barletit që daton në vitet 1499-1501, një version më të hershëm të ?Rrethimit të Shkodres?. Ky dorëshkrim sipas, Aurel Plasarit, do të sjellë dhe nevojën e rishikimit të fakteve historike pasi në vitet 1499-1501 Shqipëria ka qEnë në gjendje lufte dhe jo paqeje sipas përshkrimit të bërë në botimi e vitit 1504.
Studiuesit Aurel Plasari dhe Lucia Nadin nga Italia kanë prezantuar një dokument të ri, që sipas tyre vërteton se "Rrethimi i Shkodrws? i Marlin Barletit është shkruar në vitet 1499-1501.

Për të dy studiuesit, ky dorëshkrim që gjendet në Bibliotekën Kombëtare të Francës do të sjellë nevojën për rishikimin e fakteve historike,pasi vërtetohet se është shkruar në kohë lufte, ndryshe nga çfarë thotë botimi i viti 1504 kur u vendos paqja mes Venedikut dhe Turqisë.
Aurel Plasari: Zbulimin e këtij përshkrimi të ri është dhe vendosja në rrethana krejt të tjera por në rrethana jo të paqes me turkun që kreu Republika kur është botuar por në rrethanat e kundërta të kryengritjes që ka filluar në robëri.
Dorëshkrimi, të cilit nuk i është bërë ende analiza e tekstit, është një dritare e re për studiuesit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/doreshkrim-i-ri-i-marlin-barletit-version-me-i-hershem-i-rrethimit-te-shkodres-1499-1501