Qytetarët e Kukësit do të paguajnë 100 lekë duke përfshirë edhe tatimin mbi vlerën e shtuar për një kalim në rrugën Durrës ? Kukës. Tarfiën e reduktuar kanë të drejtë ta përdorin vetëm automjetet e regjistruara në qarkun e Kukësit, të cilët do të kenë të drejtë të kalojnë me këtë çmim vetëm 44 herë në muaj, për të tjerët çmimi është i pandryshuar: 5 euro një kalim.
Sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, automjetet që do të përfitojnë nga kjo skemë lehtësuese janë ato të kategorisë A dhe B, për përdorim vetijak, të cilët do të marrin falas pajisjen Telepass dhe do të bëjnë me pagesë rimbushjen e saj sipas nevojës që kanë për të kaluar.
Një tjetër kategori që do të përfitojë nga tarifimi preferencial është edhe ajo e autobusëve të 11 linjave që kryejnë transport drejt apo nga qyteti i Kukësit, edhe ata do të paguajnë 100 lekë me TVSH për një kalim në rrugën e Kombit.
Pagesa e taksës në këtë rrugë do të rinisë më 17 shtator, datë që ministri Damian Gjiknuri tha se është dakordësuar me bizneset shqiptare dhe ato të Kosovës për të mos dhënë efekte përgjatë sezonit turistik.
?Qeveria po merr rriskun më të madh. Ne po marrim riskun financiar për të zgjidhur një problem social meqenëse Kukësi është zonë e varfër, është deri diku e izoluar. Nga 17 Shtatori të fillojë të aplikohet tarifa. Këto favore për biznesin janë njësoj edhe për Kosovën. Pra, nuk kemi ndjekur parim diskriminues?.
Por një tjetër skemë me tarifa të ulta ofrohet edhe për përdoruesit e shpeshtë të kësaj rruge, për të gjitha llojet e automjeteve. Nga 20 deri në 30 kalime, përfitohet 10% zbritje, nga 30 në 50 kalime përfitohet 20% ulje, 50 deri në 60 zbritja është 30% dhe 40% më e ulët se tarifa aktuale merret për mjetet që bëjnë mbi 60 rrugë në muaj. Kreu i ministrisë së Financave tha se kostoja në buxhet për të gjithë ndryshimet është 1.1 milion euro në vit dhe në total për 30 vjet të kontratës buxheti do t?i paguajë koncesionarit 48.5 milion euro.
?Të gjitha zbritjet që patë ju për qytetarët e Kukësit, për linjat, për përdoruesit e shpeshtë, shkojnë në 48.5 milionë euro. Pagesa, dikush mund të thotë është simbolike, dikush mund të thotë për mua është shumë por kjo është situata e Buxhetit, kjo është situata e rrugës dhe Kryeministri ka vendosur që Buxheti i Shtetit do të marrë këtë kosto?.
Puna ka filluar edhe për përfundimin e plotë të rrugës në segmentin që lidh Kukësin me Morinën, ndërsa janë parashikuar të ndërtohen edhe 3 mbikalime të tjera për banorët e zonave përreth.