Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
BE nuk ka një propozim për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri.
Edhe pse eurokomisioneri për emigracionin Dimitris Avramopulos, pranoi një ditë më parë se BE po shqyrton mundësinë për ndërtimin e qendrave strehuese për refugjatët në Europë, ka qënë ambasadorja e BE,-së, Romana Vlahutin ajo që e ka përjashtuar për herë të dytë Shqipërinë nga në plan i tillë
"Ka shumë diskutime në Europë por unë jam siguruar të kontrolloj çdo burim të mundshëm dhe nuk kam asnjë informacion të konfirmojë pyetjen tuaj. Nuk ka asnjë diskutim për këtë çështje. Nuk ka asnjë propozim në tavolinë për Shqipërinë."
Ambasadorja e ka dhënë vlerësimin e saj edhe më parë për Shqipërinë ndërsa në lidhje me vendimin e pritshëm nga Këshilli i Ministrave e dërguara e Brukselit në Tiranë tha se duhet pritur
Më datën 28 dhe 29 qershor, vendet anëtare të Bashkimit Europian do të vendosin hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë .
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kamp-refugjatesh-vlahutin-riperserit-ska-propozim-ne-tavoline-shqiperine