Xhelal Mziu në “Botërori +”: Kroacia me mesfushën më të mirë, trajneri i Argjentinës si sampist

2018-06-22 0

I ftuari i ditës sot në ?Botërori +? në Report Tv është Xhelal Mziu, Kryetari i Bashkisë së Kamzës, i cili është ndalur te ndeshja Argjentinë-Kroaci, ku i ka pëlqyer shumë loja e kroatëve.

Mund të them që Kroacia ka mesfushën më të mirë në Botëror dhe kjo është shumë e rëndësishme. Jo më kot kroatët fituan ndaj Argjentinës, që dje ishte hije në fushë.

Ndërsa mendoj se Argjentina nuk e meriton atë trajner, që sillet si sampist në stolin e rezervave. Jam i zhgënjyer nga loja e Argjentinës, nuk meritoi asgjë.

Xhelal Mziu.

Free Traffic Exchange