Bushati takon Kotzias, optimist për negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-22 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duket se finalizimi i marrëveshjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë është në rrugë të mbarë. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i cili ka postuar një foto në instagram vetëm pak minuta përpara fillimit të takimit me homologun Kotzias, te enjten në Rodos.
?Gur gur bëhet kalaja?, shkruan Bushati ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur se cilat kanë qenë bisedimet konkrete mes dy shefave të diplomacisë. Sipas mediave greke, diskutimet teknike mes Shqipërisë dhe Greqisë për të zgjidhur dallimet mes dy vendeve, pritet të përfundojnë gjatë fundjavës, përpara se të hënën e ardhshme në Luksemburg të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të BE.Gjithashtu pritet që ketë të premte në Athinë dy grupet negociatore të ulen për t?i dhënë fund dokumentit të shumë diskutuar. Marrëveshja e re pritet te firmoset nga 2 kryeministrat Rama e Tsipras, por ende nuk ka një datë konkrete se kur do të ndodhë.

Free Traffic Exchange