“Taksa e pronës u dyfishua” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-22 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka denoncuar taksen e pronës, e cila sipas saj dyfishon barrën mbi taksapaguesit.
Nënkryetarja e Komisionit te Ekonomisë, Jorida Tabaku, ka deklaruar se aktualisht një biznes paguan mesatarisht 230 mijë lekë më shumë taksa për pronën sesa katër vite të marra së bashku.Një biznes në qytetin e Tiranës për vitin 2018 paguan taksë prone të rritur nga qeveria socialiste, 510 mijë lekë ndërkohë që nga viti 2015 e deri në vitin 2017 taksa e pronës në total kishte vlerën e 282 mijë lekëve. Siç edhe duket qartë, një biznes për një hapësirë prej 20 metra katrorë pagesa i është dyfishuar. Në vitin 2015 paguante prej 56 mijë lekë, ndërsa sot, për të njëjtën godinë, paguan 128 mijë lekë.Sipas opozitës, edhe pse Rama fitoi mandatin e pare duke premtuar ulje taksash për 97% te shqiptareve, ne këto vite ai vetëm e ka rritur barrën fiskale.
Rriti taksën e qarkullimit me 150%,
Rriti tarifat e arsimit të lartë me 30%,
Rriti energjinë elektrike me 24% për treçerekun e rriti familjeve
Rriti tatimin mbi të ardhurat personale me 23%,
Rriti tatimin mbi fitimin nga 10% e rriti në 15%.
Duke kritikuar qeverinë Rama, PD ka theksuar se vizioni i saj per ekonominë bazohet tek ulja e taksave dhe aplikimi i taksës se sheshte.