Ja sa do të paguhet për kalimin në rrugën e Kombit nga 17 Shtatori - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria bëri publike paketën lehtësuese të tarifave për kalimin në Rrugën e Kombit për banorët e Qarkut të Kukësit.
Më poshtë tabela e plotë e tarifave të përcaktuara nga qeveria, për individët, autobuzët dhe përdoruesit e shpeshtë të këtij aksi duke nisur nga data 17 Shtator.
Tarifimi i automjeteve të banorëve të Qarkut të Kukësit
Tarifë prej 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës;
Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për tu përdorur brenda peridhës 1 mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime;
Përdoruesit e Qarkut Kukës do të parablejnë  në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar;
Kjo skemë tarifore do të aplikohet për klasën e automjeteve A dhe B për përdorim vetjak, të regjistruara në Qarkun Kukës;
Për automjetet e cilësuara më  lart, të regjistruara në Qarkun e Kukësit, do të marrin falas pajisjen elektronike Telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës;Tarifimi i autobusëve të linjës.Janë identifikuar 11 Linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit;Për të eleminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale;
Këto mjete do të kenë tarifë Kalimi prej 100 lekë me T.V.SH për 1 kalim;Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova):
Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10%;Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%;Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%;

Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë  një zbritje në masën 40%;Shteti shqiptar duhet të paguajë koncesionarit në 30 vitet e kontratës 48.5 milion Euro si rezultat i zbatimit të këtyre tarifave të reduktuara për banorët e Qarkut Kukës, mjetet e transportit publik në këtë zonë dhe përdoruesit e shpeshtë.