Ora News - Bie kultivimi i grurit në Fier e Mallakastër

2018-06-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Korrja e grurit, nuk është më gëzimi i bukës së re për fermerët e Fierit e Mallakastrës!

Prodhimi është i ulët dhe cilësia e dobët, sipas fermerëve pasojë kjo e përmbytjeve të vitit të kaluar dhe thatësira që karakterizoi pranverën.

Fermer: "Prodhimet kanë qenë shumë të dobta këtë vit. Shkak qe fillimisht përmbytja, pastaj thatësirat në maj."

Teksa bëjnë llogaritë e shpenzimeve, fermerët thonë se kanë dalë me humbje.

Fermer: "Nuk morëm fitimin e duhur sepse shpenzimet kanë qenë të mëdha, farat i kemi blerë."

Vit pas viti fermerët e Fierit e Mallakastrës po i largohen kultivimit të grurit dhe po orientohen drejt kulturave të tjera më fitimprurëse ose pemtarisë.

1200 hektarë tokë më pak u kultivuan këtë vit me grurë në Fier e Mallakastër, konfirmojnë në drejtorinë rajonale të Bujqësisë.

Muhamed Baboci: "Janë kultivuar gjithsej 7560 hektarë me grurë. Ka një rënie të interesit të fermerëve për ta kultivuar grurin dhe arsyeja tjetër është shtuar sipërfaqja me perime, dru frutorë, që janë fitimprurëse për fermerët."

Rënia e çmimit në treg si pasojë e importit nga vende si Serbia, Rusia apo Kanadaja që njihen si prodhues të mëdhej të grurit, është një tjetër faktor që po i largon myzeqarët nga tradita.

Në vend të grurit në Fier e Mallakastër po kultivohet tërshëra, si kulturë më fitimprurëse.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bie-kultivimi-i-grurit-ne-fier-e-mallakaster