Gjyqtarja Brikena Ukperaj (Lubonja) përballet sot me provën e Vettingut. Senaca në ngarkim të saj, nisi këtë paradite, ku Ukperaja u përball në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, i përfaqësuar nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja. Vendimi nga KPK do merret në datën 25 qershor nëse gjyqtarja Brikena Ukperaj do t'i shpëtojë Vettingut apo jo.
Gjyqtarja Ukperaj është bërë e njohur për shkak të dosjes së pronave, "Karaburuni" e gjykuar prej saj. Ndonëse sipas KPK ajo justifikon pasurinë, e verifikuar nga ILDKP, ndaj gjyqtares ka disa ankesa nga qytetarët për vendimet e dhëna prej saj. Përfaqësues të familjeve të cilët pretendojnë pronat në Karaburun, kanë qenë të pranishëm në seancën e KPK-së dhe kanë kërkuar shkarkimin e gjyqtares me pretendimin se u ka grabitur pronat.
Gjyqtarja u nxitua në vendimmarrje. Shkeli ligjin pasi na mori pronën që ne kishim në Karaburun. Vettingu selektiv nuk mori për bazë ankesën tonë.
Përfaqësues të familjes Bodo nga Vlora
Ndërsa avokatja e familjes Bodo nga Vlora tha se çështja e pronave ndodhet aktualisht në Gjykatën e Lartë. Sipas saj, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka konfirmuar shkeljen e kryer nga gjyqtarja.
Trupa e KPK e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja ka lexuar raportin për gjyqtaren dhe sipas ILDKP ajo nuk ka fshehur pasurinë. Në këtë raport thuhet se Ukperaj s?bëri deklarim të rremë të pasurisë.
?Sipas raportit të ILDKPI, Brikena Ukperaj justifikon pasurinë. Ukperaj ka apartament me vlerë 44 mijë euro në Selitë. Edhe sipas DSIK, Brikena Ukperaj e përshtatshme për detyrën?, tha relatorja e çështjes.
Brikena Ukperaj e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2006 me mbarimin e Shkollës së Magjistraturës. Ajo ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës, në atë të Lushnjes dhe prej nëntorit 2016 është anëtare e Gjykatës së Apelit në Vlorë.