Humbja e thellë e Argjentinës 3:0 me Kroacinë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek tifozët.
Por kishte edhe tifozë të lumtur.
Ndërsa korrespondentja e emisionit ?Debati në Channel One? po raportonte nga Rusia për të treguar situatën e pas ?ndeshjes, tifozët e Kolumbisë kanë ndërhyrë në transmetimin live.
Tepër të lumtur dhe duke bërë tifo për kombëtaren e tyre, ata kanë pyetur gazetaren Blerina Mahmutaj, se në cilin shtet po raportonte.
Sapo Blerina i tha që po raportonte në Shqipëri, tifozët u shprehën se i pëlqente shumë vendi jonë.