Ora News - Bashkim Dedja: Të kalosh vettingun si të kapërcesh varrin për së gjati

2018-06-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në daljen e parë pas rikonfirmimit në detyrë, kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, thotë se është pro vettingut në drejtësi.

Tashmë, Gjykata Kushtetuese ka vetëm tre anëtare, por për zotin Dedja ky është një funksionim i pjesshëm ndërsa nuk sheh ndonjë zgjidhje tjetër derisa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të nisë funksionimin.

Dedja: Tashmë pritet të fillojë funksionimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili të përzgjedhë kandidaturat dhe t'i paraqesë organeve të emertesës për të bërë emërimin e tyre. Siç e dini, një pjesë e këtyre anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë akoma në proces Vettingu. Nuk mendoj se ka zgjidhje tjetër më të shpejtë, pasi këto janë parashikime ligjore.

Megjithëse e pranon se situata aktuale pengon në dhënien e drejtësisë, kreu i Gjykatës Kushtetuese thotë se reforma është e domosdoshme dhe largimi nga sistemi i të korruptuarve nuk është çështje numrash por duhet të ecet më shpejt.

Dedja: Kjo reformë është e domosdoshme për Shqipërinë me ato principe dhe parime, me të cilën janë kontrolluar edhe nga ato institucione ndërkombëtare siç është komisioni i Venecias, por i certifikuar edhe nga Gjykata Kushtetuese në vendimmarrjen e saj. Qëndrimin tim e kam shprehu jo vetëm gojarisht, por edhe ligjërisht me votë.

I pyetur në lidhje me marrëveshjen e detit, aq shumë të komentuar, dhe se si do të veprojë Gjykata Kushtetuese nëse nga palët do të godasin këtë marrëveshje, Dedja pati këtë përgjigje.

Dedja: Gjykata nuk refuzon, nuk mund të refuzojë. Gjykata e pranon për shqyrtim, por nëse është në gjendje ta shqyrtojë apo jo, varet nga momenti i trupës, nëse është apo jo e plotë trupa për ta shqyrtuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjykate-kushtetuese-funksionale-dedja-ska-zgjidhje-duhet-te-presim-ked