Speciale nga Ora News: Rënia dhe shkëlqimi i biçikletës

2018-06-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Jeta është si një biçikletë për të mbajtur ekulibirin, duhet të vazhdosh të ecësh?, kështu shprehej shkencëtari Albert Einstain dekada më parë.

Sot në një botë që kërcënohet çdo ditë nga ajri i ndotur, udhëtimi me të po kthehet jo vetëm në një trend por edhe domosdoshmëri për të mbajtur ekulibrat e natyrës dhe shëndetit.
Udhëtimi mbi dy rrota është mënyra më e mirë për të evituar trafikun e rënduar por shpesh edhe forma më e thjeshtë dhe fleksibël për të eksploruar një vend të ri.
Në vendet në zhvillim, ku distanca shpesh bëhet pengesë biçikletat, mund të lidhin më lehtë studentët me shkollat por dhe sipërmarrësit me tregjet.
Mbi të gjitha janë mjekët që këshillojnë përdorimin e biçikletave.

Përdorimi i këtij mjeti, zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, infarkteve dhe diabetin e tipit dy, ul prevalencën e obezitetit, ruan dhe rrit forcën, përkulshmërinë, rezistencën dhe densitetin e kockave.
Gjithashtu, përmirëson shëndetin mendor dhe humorin, lehtëson simptomat e depresionit, si stresin apo dhe ankth dhe ndihmon për të qenë më të fortë fizikisht, si dhe krijon një imazh vetjak pozitiv sidomos te gratë. Biçikleta këshillohet për tu përdorur dhe nga fëmijët, duke i bërë edhe më social.

Referuar statistikave janë më shumë se 2 miliardë biçikleta në mbarë botën. Deri në vitin 2050, ky numër mund të shkojë deri në pesë miliardë. Po ashtu rezulton se mbi 50% e njerëzve dinë të ngasin një biçikletë.

Hollanda është shteti që mban rekordin për numrin më të lartë të biçikletave për frymë. Ndërsa kryeqyteti danez, Kopenhagen, konsiderohet si qyteti më i përshtatshëm në botë për të lëvizur me to. Madje është e njohur ndryshe si "Qyteti i Çiklistëve", ku 52 përqind e popullsisë i përdor për udhëtimin e përditshëm.

Por po ashtu pavarësisht topografisë apo klimës është edhe një biznes i mirë. Në Kopenhagen, ata që përdorin biçikletat kontribuojne me 261 milionë dollarë në vit në kursimet e shëndetit publik, të mjaftueshme për të paguar koston e infrastrukturës për të qarkulluar me të në më pak se pesë vjet.
Një tjetër faktor që favorizon përdorimin e tyre është dhe fakti se mund t`i sigurosh me një çmim të përballueshëm për xhepat dhe pa kosto të tjera shtesë.
Për të kuptuar ndryshimet që ka pësuar ky mjet do të duhet të kthehemi të paktën dy shekuj mbrapa në kohë dhe të shtrojmë pyetjen: ?Kush e shpiku në të vërtetë biçikletën e parë??
Epo, është e vështirë të thuhet, sepse ajo kaloi një sërë ndryshimesh dhe të shumë ishin ata që përmirësuan variantin fillestar.

?Dandy horse? ishte mjeti i parë i transportit në të cilin u përdor parimi i dy rrotave. Ajo u krijua nga baroni gjerman Karl von Drais në vitin 1817.

Mjeti i parë mekanik me dy rrota mund të jetë ndërtuar disa vite më vonë nga Kirkpatrick MacMillan, një farkëtar skocez, në 1839.


Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/speciale-nga-ora-news-renia-dhe-shkelqimi-i-bicikletes