Ora News - Rruga 28 mln dollarë, aksi Kukës-Shishtavec, po shkon drejt rrënimit

2018-06-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rruga 38 kilometra e gjatë, Kukës-Shishtavec, që i shërben rreth 14 mijë banorëve po shkon drejt rrënimit. Rrëshqitjet e vazhdueshme të gurëve dhe çarja e asfaltit e kanë bërë të rrezikshme qarkullimin në disa pjesë. Kryebashkiaku Bashkim Shehu, pranon pamundësinë e njësisë vendore për të mirëmbajtur aksin, ndaj përsërit kërkesën që ky aks ti kalojë në përgjegjësi Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Rruga Kukës-Shishtavec, një nga investimet më të mëdha në qarkun verilindor po shkon drejt rrënimit.

Rrëshqitjet dhe dëmtimi i asfaltit janë të pranishme në shumë pjesë të rrugës që ka kushtuar 28 milion dollarë por që duket se ka mbetur në mëshirë të fatit.

Gurët që bien nga skarpatet e rrugës dhe çarjet që ka pësuar asfalti, e kanë bërë të rrezikshëm qarkullimin në disa pjesë të aksit, siç thonë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë shpesh në këtë rrugë.

Mirëmbajtja e rrugës është detyrë e bashkisë së Kukësit, por prej kohësh njësia vendorë është dorëzuar për pamundësi financiare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rruga-28-mln-dollare-aksi-kukes-shishtavec-po-shkon-drejt-rrenimit