Report Tv - Kullat e Dervish Aliut në Dukat të Vlorës drejt shkatërrimit total

2018-06-21 0

Një monument kulture dhe më një vlerë të veçantë janë kullat e Dervish Aliut në fshatin Dukat të rrethit të Vlorës, të cilat nga viti janë duke u rrënuar. Kamera jonë ka qënë në këtë ndërtese e cila ka më shumë se 200 vite që është ndërtuar nga lufëtari Dervish Aliu për të parë se mos mirmbajtja ka shkatërruar pothuajse të gjitë këtë ndërtese.

Sipas banorve të fshatit Dukat kjo kullë para viteve ?90 ka qënë shumë e bukur dhe ishte e vizitueshme, pasi mirëmbahej edhe nga shteti, por edhe nga vetë banorët, pasi ishte shtëpia e parë në këtë fshat dhe ishte e një luftëtari të madh për zonën e Dukatit si Dervish Aliu.

Kjo kullë ka marrë emrin monument kulture në vitin 1987 dhe atëherë ka qënë dhe restaurimi që është bërë nga shteti.

Çdo vit kjo kullë ka ardhur duke u rrënuar, pasi nuk ka njohur asnjë mirëmbajtje. Çatia e kësaj kullë ka rënë, dyshemeja po ashtu, dhe për të hipur në këtë kullë rrezikon pasi dërrasat janë kalbur. Të shumtë kanë qënë turistët që vijnë për të vizituar këtë kullë, ata nisen nga gujidat turistike, por kur vijnë gjejnë derën e mbyllur, pasi hyrja brenda rrezikon seriozisht jetën, pasi mund të shëmbet nga kalbja e dërrasave të dyshemesë.

Të ndërtuara në shekullin e 19, dhe me një projekt shumë ambicioz si për kohën ashtu edhe për ditët tona, janë kullat e organizatorit të revoltës së Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848, Dervish Aliut, në Dukat Fshat të Vlorës. Për ndërtimin e banesave të Dervish Aliut mjeshtrat kanë ardhur nga Janina.

Kanë kaluar 200 vite nga ndërtimi i tyre, por deri në vitet ?90 ato qëndronin stoike, pasi ishin mirëmbajtur me shumë kujdes.