Report Tv - Izet Haxhia fiton të drejtën për t'u rigjykuar

2018-06-21 0

Pas dy dekadash procesi i vrasjes së deputetit të PD-s Azem Hajdari njohur si vrasja e shekullit shkon drejt rihapjes. Gjykata e Tiranës i ka pranuar Izet Haxhisë të drejtën për të rivendosur në afat dënimin me 25 vite burg në mungesë ndaj tij si një ndër autorët e vrasjes së Hajdarit në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

Vendimi i gjyqtarit Besnik Hoxha u prit me duartrokitja nga familjarët e Haxhisë të pranishëm në sallë. Ndërsa avokati i Haxhisë Bashkim Nikolli sqaroi se për herë të parë ata janë njohur me dosjen 702 faqëshe të procesit Hajdari ku ka rezultuar se mbi 20 politikanë të asokohe përfshi dhe Sali Berishën dhe pse janë ftuar nga prokuroria për të dëshmuar nuk e kanë përfillur këtë ftesë.

Pas vendimit të gjyqtarit Besnik Hoxha Izet Haxhiaj dhe avokati i tij pritet ti drejtohen gjykatës së Apelit në Tiranë duke parashtruar provat me të cilën ata do të kërkojnë rihapjen e procesit, proces në të cilin Izet Haxhia u dënua me 25 vite burg në mungesë. Kjo seancë u zhvillua me dy etapa këtë të enjte ku para shpalljes së vendimit Haxhiaj akuzoi nga kafazi Sali Berishën se për ta vrarë Haxhinë janë paguar dhe 1 milion euro.

Berisha pagoi 1 milion euro që të më hiqte qafe në Turqi, por nuk ia doli. Dosja "Azem Hajdari" është treguesi i qartë i futjes së duarve të krimit në drejtësi nga klanet e malësorëve të Tropojës dhe Skraparit. Të denohem, por sëpari të dëgjohem. Dua të pyes Sali Berishën për kalvarin e vrasjeve të nisura më 4 janar 1998... A ka lidhje dhëndri juaj me këtë?

Izet Haxhia, i dënuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit

Free Traffic Exchange