Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Elbasani është Bashkia e parë që miraton taksën e pasurisë që do të nisë të zbatohet prej 1 janarit. Vendimi në Këshillin bashkiak kaloi me votat e PS, LSI e PDIU dhe kundërshtimin e demokratëve. Ndërsa pas votimit, kreu i këshilltarëve të djathtë tha se këshilltarët e LSI-së janë vegël e mazhorancës në Këshillin bashkiak të Elbasanit.
Këshilli Bashkiak i Elbasanit u bë i pari në rang vendi që miratoi taksën e re të pasurisë, ndërsa shfytëzoi të drejtën për ta ulur atë me 30 % të vlerës.
Vendimi kaloi këtë të mërkurë me votat e këshilltarëve të PS e LSI dhe PDIU dhe kundërshtimin e demokratëve.
Votimi tregoi se PD e LSI, ndryshe nga politika e madhe ne Tiranë, nuk ndajnë të njëjtat qëndrime në parlamentet lokale, ndaj kreu i grupit demokrat nuk nguroi ti akuzojë si vegël e maxhorancës në Këshillin bashkiak Elbasan.
Blendi Himci: Ka qenë gjithmonë vegël e vendimeve të mazhorancës dhe ka një mosrakordim që e di vetë LSI, nuk mund të hyj në punët e LSI-së midis qendrës dhe këshilltarëve.
Qeveria kishte vendosur 1 prillin e këtij viti si datën e re të nisjes së taksës së pronës por asnjë nga bashkitë nuk e realizoi në kohë përllogaritjen dhe as votimin në Këshillin bashkiak.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/elbasani-miraton-taksen-e-prones-lsi-bashkon-votat-me-ps-pd-akuza