Piktorja ka udhëtuar drejt Çamërisë në Greqi. Ka fotografuar dhe pikturuar peizazhet magjepsëse të Pargës, Volës, Margaritoit me gjiret e brigjet magjike të këtyre trevave. Harresa kurrë s?do të mund t?i mbulojë. Çamëria blu, qiell e det bashkuar, me kalatë dhe portat e rrënuara që klithin shqip nga malli për të zotët e tyre, rikthehet përmes pikturave në Shqipëri.
Pikturat nga Çamëria u realizuan në ilegalitet nga në koloni piktorësh shqiptarë që kanë shkuar atje. E tronditur kur është përballur me qëndrimet raciste dhe diskriminuese të autoriteteve greke, Atmira Rira rrëfen për Report TV historinë e udhëtimit. Arvanitasit që flasin shqip nuk janë vetëm një histori e shkuar. ?Na vëzhgonin nga lart, ishte e ndaluar të fotografoje dhe pikturoje në ato vende nëse ishe shqiptar? thotë Atmira Rira.
Atmira Rira flet edhe për dy veprat e saj që shkëputi nga realiteti magjik i trevave çame. Piktorja ka shumë për të treguar, por ajo e ka sfiduar frikën kur është ndeshur me sytë e mallit çam. Në ekspozitën që do të qëndrojë e çelur më Muzeun Historik Kombëtar deri më 27 qershor, janë të shënuar përgjithmonë gjurmët e kësaj aventure artistike me ndjenja ankthi, por edhe me ngjyra të ndezura dashurie e malli.