Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pjesë e debateve politike në seancën plenare të Kuvendit është bërë dhe çështja e refugjatëve.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me anë të refugjatëve po kërkon të blejë heshtjen e Europës për situatën e drogës dhe korrupsionit në vend.
Basha: Ky tani ofron pazar të marrë 600 mijë sirianë, 500 mijë shqiptarë i çoi refugjatë por është gati të marrë 600 mijë sirianë. Kjo është fatntazma që sillet tani nëpër Europë.
Në përgjigje të Bashës, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se nuk ka asnjë plan për ndërtimin e një kampi por ai pranoi se Shqipëria do të marrë përgjegjësitë e saj në rast se vendi do të përballet me flukse apo me krizë refugjatësh.
Balla: E dyta që dua të sqaroj është rasti i përsëritur që një budalla hedh një gur në lumë dhe qindra të mençur mundohen të gjejnë çmendurinë e radhës të budallait. Ajo që ka të bëjë me një dezinformim publik se gjoja në Shqipëri do vendosen kampe për të strehuar 600 mijë refugjatë.
Këtu ka një dallim të madh, se njëherë thonë luftëtarë të ISIS dhe njëherë 600 mijë refugjatë. Për asnjëherë nga këto të dyja nuk ka asnjë plan, asnjë negociatë ose bisedë lidhur me këtë çështje.
Ka vetëm një rikthim të shqetësimit mbarë europian për një kanal të ri që lidh Europën Juglindore me Europën Qendrore të rrugës së emigrantëve që vijnë nga vendet e konfliktit dhe që mund të shfrytëzojnë këtë kanal Greqi-Shqipëri-Mal të Zi-Kroaci dhe më pas Europa Qendrore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kamp-refugjatesh-balla-nuk-eshte-diskutuar-por-skemi-kapacitete