Ora News - Basha: Një nga këta që zgërdhihen, në Gjermani bleu Toyota me 1.5 mln euro brenda

2018-06-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, hodhi një akuzë të fortë në Kuvend, duke deklaruar se një politikan socialist, tri ditë më parë ka qenë në Gjermani duke porositur një mjet tip Toyota Yaris.

Megjithëse makina nuk konsiderohet lulsoze, Basha tha se brenda saj ishin 1.5 mln euro para droge. Kreu demokrat nuk dha emër se të kujt ishin këto para.

Basha: Vendimi mund të kishte qenë edhe shumë më i keq, po mos kishte qenë për insistimin tonë si opozitë.

(Balla dhe Rama qeshin).

Basha: Shikoni si zgërdhihen, njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbaheni mend këtë që po ju them, dhe ka porositur një Toyota Yaris, po ta kanë zbuluar Toyotën o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 mln euro të drogës brenda. Vazhdo qesh, do e shikosh cfarë do të tunden para hundës shumë shpejt. Është vetëofruar për 600 mijë emigrantë. E bën me shpresën ti harrojmë drogën, krimin e korrupsionin. Do të blejë heshtjen e Europës me refugjatë.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, iu përgjigj nga jashtë sallës së Kuvendit, duke përmendur tre emra politikanësh që ishin në Gjermani.

Balla: Di që kanë qenë nga PS, Mimi Kodheli, nga PD, Sali Berisha, Lulzim Basha. Nëse Saliu ka qenë me drogë në Toyota dhe e ka parë Lulzimi kjo është çështje e brendshme e PD-së në kuadër të dueleve ndoshta ende të fshehura për lidershipin e PD-së.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-mban-te-bllokuar-foltoren-e-kuvendit