Ora News - Basha: Gjermania ka vendosur, jo negociata për Shqipërinë. Debati në Kuvend

2018-06-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita bllokoi sërish seancën parlamentare, ndërsa lulzim Basha nga foltorja e kuvendit të cilin e mbajti për rreth 1 orë e 30 minuta të zaptuar tha se Gjermania tashmë ka rakorduar vendimin, ku thuhet se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Basha tha se për këtë është njoftuar të mërkurën në darkë (20 qershor) ashtu si edhe kryeministri Edi Rama.
Bashës iu përgjigj Taulant Balla i cili tha se qeveria gjermane është pro Shqipërisë, ndërsa akuzoi atë se ka lobuar kunder vendit tonë.

Tirane- Edhe ketë të enjte, (21 qershor) Kuvendi i Shqipërisë nuk arriti që të mbante punime normale, ndërsa opozita bllokoi foltoren duke mos lejuar asnjë deputet të flasë për projektligjet në rend të ditës.

Lulzim Basha, nga foltotorja që nuk e liroi për asnjë moment, dha lajmin se Gjermania ka marr vendim ku konstatohet se Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.

Lulzim Basha: Edi Rama mbrëmë është informuar, sikundër jam informuar edhe unë për një ngjarje të hidhur dhe me pasoja të tmershme për fatin e negociatave dhe të integrimit të Shqipërisë. Ai ka ardhur sot të bëjë të paditurin, akoma më keq të fshehë të vërtetën, apo ta manipulojë atë. Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit franko- gjerman dhe takimit Merkel Macron, kristian demokratët dhe kristian socialët gjermanë, aleatët partia jonë si motër dhe social demokratët gjermanë aleatët dhe partia simotër e PS kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ashtu si Rama e di mirë, lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin. Është një lajm që Shqipëria nuk e meriton, por është verdikti gjerman tashmë jo vetëm i Gunther Krichbaum, as thjesht i Kristian Demokratëve, por i qeverisë gjermane, se Edi Rama ka gënjyer. Se Edi Rama nuk i ka bërë detyrat, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Në këtë rezolutë që do të bëhet zyrtare javën e ardhshme të martën, për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen thjesht kushte, por edhe një proces kontrolli që demonstron pabesueshmërinë totale ndaj çdo raportimi që është bërë deri më sot nga Edi Rama apo nga hallka institucionale e blerë prej tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-gjermania-ka-vendosur-jo-negociatat-shqiperine

Free Traffic Exchange