Report TV dhe Shqiptarja.com sjellin pamjet pikante nga parlamenti, që nuk u dukën nga ekranet e televizioneve. Ditën e sotme parlamentare Lulzim Basha erdhi me vonesë në sallë, por ndihmësit e tij kishin marrë disa pajisje shtesë që të mundësonin transmetimin e fjalës së tij, në rast se Ruçi ja fikte mikrofonin.
Deputeti i Elbasanit, Endri Hasa që ka mbajtur edhe postin e Shefit te Departamentit të Informacionit në PD, kishte sjellë me vete një mikrofon, tablet dhe një boks me bluetooth për të forcuar zërin e kryetarit.