Ora News - BSH nis hartimin e ligjit për nxitjen e pagesave online

2018-06-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka e Shqipërisë ka nisur hartimin e një ligji të plotë për të nxitur pagesat online. Guvernatori i Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se vendi ynë është i vonuar në këtë drejtim në një kohë që gjithçka po realizohet nëpërmjet teknologjisë.

Sipas Sejkos, synim mbetet ulja e përdorimit të parave cash por edhe shmangia e rradhëve dhe lehtësimit të procedurave.

Sejko: Në kushtet e tregut shqiptar, i cili karakterizohet nga një përfshirje dhe edukim financiar i ulët, si dhe shërbime të ofruara me kosto relativisht të larta, synimi ynë do të jetë nxitja e sistemit bankar në ofrimin për qytetarët të shërbimeve lehtësisht të aksesueshme e me kosto efektive, duke mbështetur kështu objektivin e një përfshirjeje më të gjerë financiare.

Në Shqipëri, ky zhvillim është ndjeshëm më i vonuar se në vendet e tjera, me të cilat ne synojmë të përafrohemi në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian, ndaj promovimi i tij merr akoma më shumë vlerë e rëndësi jo vetëm në kuadër të këtij integrimi, por edhe më gjerë, në tregjet ndërkombëtare.

Numri dy i qeverisë shqiptare që e mbështeti nismën tha se të parët që do ta kalojnë këtë sfidë do të jenë institucionet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bsh-nis-hartimin-e-ligjit-nxitjen-e-pagesave-online