Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Izet Haxhisë. Pranon rivendosjen në afat të të drejtës së apelimit ndaj vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr 360, datë 29.04.2002, që e dënonte Haxhinë me 25 vite burg për vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike.
Kjo nënkupton dhe hapjen e rrugës për rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit.
Me këtë vendim, Haxhia mund t'i drejtohet Gjykatës së Apelit për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj tij.
Gjyqtari: "Shqyrtojmë këtë kërkesë të bërë nga i dënuari Izet Haxhia për të rivendosur në afat të drejtën e tij të ankimit ndaj një vendimi që pretendon se është marrë në mungesë të tij. Gjykata konstaton që kërkuesi, Izet Haxhia, në këtë gjykim, i cili kërkon që të rivendosen afatet, është përfaqësuar nga avokat Fatos Shanaj. Gjykata arsyeton ndër të tjera sepse ky vendim do të jetë i shpallur dhe arsyetuar më gjatë, se kërkesa e rivendosjes në afat është bërë brenda 10 ditëve nga dita e ardhjes në Shqipëri, çka e bën gjykatën të arsyetojë se ky vullneti i kërkuesit për të ankimuar këtë vendim të dhënë në mungesë të tij.
Gjithashtu, nga palët u pretendua se kjo çështje mund të ndiqet në rrugë të tjera ligjore, në rishikim vendimi ose veprime të tjera që mund të ishin më të vlefshme në këtë gjykim. Gjykata arsyeton se është e drejtë që të vërë në lëvizje gjykatën dhe gjykata vendos vetëm për atë çka kërkohet.
Në këto kushte, Gjykata në themel të këtij gjykimi, përfundimisht vendosi; rivendosjen në afat në favor të kërkuesit Izet Haxhia të drejtën e Apelimit, kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr 360, datë 29.04.2002. Kundër këtij vendimi, bëhet ankim bashkë me vendimin përfundimtar".
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjykata-i-thote-po-izet-haxhise