Izet Haxhia fiton të drejtën për t'u rigjykuar, rihapet dosja "Azem Hajdari". Gjykata e Tiranës ka pranuar sot kërkesën e Izet Haxhisë për rigjykim ndaj tij. Vendimi është marrë nga gjyqtari Besnik Hoxha, i cili pranoi kërkesën e ish-truprojës së Sali Berishës për t'u rigjykuar.
Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit mbrëmjen e 12 shtatorit 1997.