Ora News - Media greke: Kotzias e Bushati “kyçin” marrëveshjen, s'ka referim për Çamët

2018-06-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sipas mediave greke, ministrat e jashtëm të Greqisë e Shqipërisë po i japin dorën e fundit marrëveshjes dypalëshe për zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy vendeve.

Kotzias e Bushati do të takohen në ishullin Rodos, ku do të mbahet Konferenca për Sigurinë dhe Stabilitetin Rajonal.

Mediat greke nuk japin detaje mbi marrëveshjen, perveçse bëjnë me dije që në të nuk do të ketë referime ndaj çështjes çame.

Sipas mediave helene, sapo dy ministrat do konkludojnë në marrëveshjen përfundimtare atë që duhet të miratohet edhe nga dy kryeministrat. Nëse gjithçka shkon sipas planizimeve, Tsipras e Rama do të takohen para samitit të BE që mbahet më 28-29 qershor.

Burime diplomatike greke të pyetura nga Ora News nuk pranuan të komentonin njoftimet mediatike, por nga ana tjetër thanë se bisedimet me palën shqiptare vazhdojnë me synimin që marrëveshja të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/media-greke-kotzias-e-bushati-kycin-marreveshjen

Free Traffic Exchange