Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
796 kilogramë kanabis sativa e ndarë në 50 pako dhe 59 litra benzinë u sekuestruan të mërkurën në Gjirin e Bristanit në Karaburun.
Policia e Vlorës ka saktësuar peshën e lëndës narkotike , ndërsa zyrtarisht nuk jep asnjë detaj për operacionin anti trafik që i mbajti 72 orë në det efektivët e Policisë së Kufirit, Delta Forcës dhe Guardia Di Finanza.
Burimet i thanë Ora News se pas zbulimit të drogës, policia ishte vënë në ndjekje të një gomoneje në det të hapur, por fati i saj nuk dihet.
Operacionit nisi mbrëmjen e së martës kur një gomone 12 metra e gjatë e pajisur me 2 motorë me 300 kuaj fuqi u evidentua nga radarët teksa vinte nga italia në Shqipëri. Autoritete ngritën dyshimin për tentativë të trafikut të drogës dhe iu vunë në ndjekje. Gomonia u braktis në bregdetin e Darzezës, ndërsa skafistët arritën të largohen.
Nuk dihet nësë policia ka rënë në gjurmët e trafikantëve apo nësë ka persona të ndaluar, pasi blutë po tregohen shumë të rezervuar në këtë cështje.
Rasti të mbrëmjes së të martës konfirmon një kah të ri të lëvizjes së mjeteve të trafikut.
Sipas burimeve konfidenciale, tashmë trafikatët fshehin në afërsi të brigjeve në zona si Karaburuni e Grykëderdhja e Vjosës, lëndën narkotike, ndërsa gomonet nisen nga brigjet fqinje.
Burimet thonë se kjo lidhet edhe me prezencën e lartë të pushuesve në brigjet shqiptare, cka i rrezikon trafikantët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sekuestrohen-796-kg-kanabis-ne-karaburun