DSIK kërkoi shkarkimin, KPK e konfirmon në detyrë, gjyqtari Ilir Toska kalon Vettingun

2018-06-21 6

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska, është konfirmuar në detyrë, duke kaluar me sukses Vettingun. KPK ka dhënë sot vendimin pozitiv për gjyqtarin Toska, edhe pse Drejtoria për Sigurimin e Informacionit pranë Kryeministrisë kërkoi një ditë më parë shkarkimin e tij, për kontakte të papërshtatshme me botën e krimit.

Kjo ishte hera e parë në gjithë procesin e Vettingut, që DSIK kërkonte shkarkimin e një gjyqtari, pasi deri më tani njerëzit e drejtësisë janë ?djegur? vetëm nga pasuria, pasi siç dihet, tri shtyllat kryesore të Vettingut janë pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

Megjithatë, trupa gjykuese e KPK e përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari nuk i kanë vlerësuar të drejta pretendemet e DSIK, duke i hapur 'dritën jeshile' gjyqtarit Ilir Toska për të vazhduar karrierën në sistemin e drejtësisë.

Pasuria e gjyqtarit Ilir Toska
Gjyqtari posedon vetëm dy pasuri të paluajtshme, konkretisht një apartament me sipërfaqe 91.44 m2, me vlerë 50 292 euro, blerë me kursime, hua dhe me një kredi bankare si dhe 33% të një apartamenti banimi me sipërfaqe 68 m2, në vlerën 25 000 lekë. Në deklaratën fillestare, gjyqtari deklaron edhe 2 600 000 lekë para cash.

Free Traffic Exchange