Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aktori Bujar Kapexhiu ka dalë hapur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
I ftuar në emisionin Ditë e Re në Ora News, aktori u shpreh territori i teatrit do ti jepet privatit.
Bujar Kapexhiu: "Teatri sot ndodhet në një pozicion tepër të vështirë sepse ka një mendim, projekt për të shembur teatrin e vjetër dhe për të ndërtuar aty një teatër të ri. Unë jam kundra kësaj sepse është një monument kulture, është një histori e tërë e atij teatri dhe përse duhet shembur kur ai mund të rikonstruktohet.
Këtu ka një hile. Nuk i leu në zemër qeverisë, hajde ti bëjmë një teatër këtyre, jo hajde të gjëjmë gjoja një teatër por të marrim tokën e tetarit dhe ta shfrytëzojmë. Nëse aty janë 6000 metër katrorë, se janë 2 teatro dhe i tërë sheshi i tetarit, 4000 metra i merr privati dhe 2000 metra do i marrë teatri.
Thonë se ndërtuan këndin e lojrave, shumë bukur, ndërtua megjithëse kishte kundërshtime. U ndërtua sheshi megjithëse kishte kundërshtime. Por është ndryshe probleme sepse në tokë publike u bë një aktivitet publik. Pra toka i mbeti publikut, kurse në teatër ka një hile.
Tokën publike do t'ia japin privatit. Si mund të ndërtohet ai lloj teatri që është në ndryshim me të gjitha linjat ariktektonike rreth e rrotull. Si mund të ndërtohet kur edhe si formacion, nuk po themi e vjedhur por e huazuar, e marrë nga një arkitekt tjetër ukrainas në Korenë e Jugut dhe më i vogël ndërtohet këtu. Në Korenë e Jugut nuk ka qenë për teatër por për qendër teatrore, me disa salla, aktivitete, me kinema, pra qendër e madhe kulturore.
Nëse do sakrifikohej teatri, në të gjithë atë territor të shembej, në të gjithë atë territor prej 6000 metrash të ndërtohet një qendër madhe kulturore, të ketë teatro, restorante, kinema, të ketë disa salla teatrosh nga më të ndryshmet. Atëherë mund të pranonim që të ishte një teatër unikal në një ndërtesë kolosale, të bukur. Por jo do ndërtohet një teatër i vogël me disa kulla të mëdha."
Për më shumë lexoni në: