Pronarët e motorëve të ujit në plazhin e Durrësit po zhvillojnë sot një protestë. Ata ankohen se nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre, edhe pse paguajnë taksat.
Pronarët kërkojnë lejet e lundrimit nga Drejtoria e Kufirit, duke theksuar se turistët e huaj duan të përdorin motorët e ujit.
Nuk na lejojnë të ushtrojmë aktivitetin, në një kohë kur paguajmë taksat. Turistët e huaj kërkojnë të përdorin motorët e ujit. Kërkojmë nga Drejtoria e kufirit të na dorëzojë lejet e lundrimit. Janë 8 vendbanime motorësh uji në bregdetin e Durrësit.