Ora News - Basha: Gjermania ka vendosur, jo negociata për Shqipërinë

2018-06-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i PD, Lulzim Basha në foltoren e Kuvendit tha se qeveria e Gjermanisë ka marrë vendimin që Shqipërisë mos t'i hapen negociatat për në BE. Për këtë tha Basha ishte informuar mbrëmjen e djeshme, ashtu sikundër u informua edhe kryeministri Rama.

Lulzim Basha: Edi Rama mbrëmë është informuar, sikundër jam informuar edhe unë për një ngjarje të hidhur dhe me pasoja të tmershme për fatin e negociatave dhe të integrimit të Shqipërisë. Ai ka ardhur sot të bëjë të paditurin, akoma më keq të fshehë të vërtetën, apo ta manipulojë atë. Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit franko- gjerman dhe takimit Merkel Macron, kristian demokratët dhe kristian socialët gjermanë, aleatët partia jonë si motër dhe social demokratët gjermanë aleatët dhe partia simotër e PS kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ashtu si Rama e di mirë, lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin. Është një lajm që Shqipëria nuk e meriton, por është verdikti gjerman tashmë jo vetëm i Gunther Krichbaum, as thjesht i Kristian Demokratëve, por i qeverisë gjermane, se Edi Rama ka gënjyer. Se Edi Rama nuk i ka bërë detyrat, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Në këtë rezolutë që do të bëhet zyrtare javën e ardhshme të martën, për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen thjesht kushte, por edhe një proces kontrolli që demonstron pabesueshmërinë totale ndaj çdo raportimi që është bërë deri më sot nga Edi Rama apo nga hallka institucionale e blerë prej tij.

Pasi i mbaroi kohë e vënë në dispozicion, Basha nuk po largohej nga foltorja, çka detyuroi kryeparlamentarin Ruçi të ndërpresë punimet për 10 minuta.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-gjermania-ka-vendosur-jo-negociatat-shqiperine

Free Traffic Exchange