Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Kurbinit la në burg 35 vjeçaren Violeta Donaj, gruan që të dielën e kaluar ekzekutoi bashkëshortin në tregun e Milotit. Në seancë, ajo shpërtheu në lot ndërsa tha se burri 42 vjeçar e dhunonte, luante bixhoz dhe pinte alkool. Çështja tashmë do ti kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Kjo është Violeta Donaj (në foto), 35 vjeçarja që ekzekutoi bashkëshortin, Kujtim Donaj, të dielën e 17 qershorit në tregun e Milotit.
Ajo shpërtheu në lot disa herë në gjykatën e Kurbit që këtë të mërkurë e la në burg pa afat për krimin në familje.
35 vjeçarja tha se ishte penduar, ndërsa u justifikua se ditën që ekzekutoi bashkëshortin me 4 plumba pistolete kishte menduar vetëm për torturat dhe dhimbjen që ai i kishte shkaktuar.
Nëna e dy fëmijëve tha se bashkëshorti e dhunonte, luante bixhoz dhe pinte, ndërsa ai e kishte kërcënuar që të mos e denonconte.
Violeta Dodaj tha para gjykatësit se pistoletën me të cilën vrau burrin e kishin me vetë në makinë ditën e krimit, por nuk tregoi ku e kishin marrë.
Ndërsa duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit për motivin, ajo tha se disa gjëra nuk donte ti bënte publike.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gruaja-qe-vrau-burrin-tregon-ne-gjykate-se-e-keqtrajtonte