Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ka folur për Report Tv nga Barcelona, aty ku sheshi ?Skënderbej? u vlerësua me çmimin si Hapësira më e bukur publike për vitin 2018.
Mazniku deklaroi në një lidhje telefonike për Report Tv se ky është një lajm shumë i mirë për Tiranën dhe çmimi riafirmon rëndësinë e këtij sheshi. Ai tregoi për Report Tv se juria ka vlerësuar hapësirën e madhe që ka sheshi i shqiptarëve, në zemër të kryeqytetit.
Ky çmim riafirmon rëndësinë që ky shesh ka. Është një lajm shumë i mirë për Tiranën.
Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë