Miratohet paketa fiskale 2018 - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria miratoi paketën fiskale e cila në thelb parashikon një sërë lehtësirash fiskale për disa sektorë të ekonomisë.



Qëllimi i saj është ofrimi i disa taksave dhe tatimeve në nivele më të ulëta me synim stimulimin e bizneseve drejt formalizmit.



Më e rëndësishmja prej tyre është ulja e tatim fitimit për afro 10 mijë biznese nga 15 në 5%. Ajo vjen si rezultat i ndryshimit të tavanit të xhiros vjetorë të biznesit nga 8 milion ne 14 milion lekë..



Lehtësirat vijojnë më tej me reduktimin në 5 % të tatimit mbi fitimin për çdo investim në agroturizimë, ndërsa 6 perqind do të jetë TVSh për njësitë akomoduese pjesë e këtij sektori.



Me qëllim stimulimin e bashkëpunimit të fermerëve, qeveria do të bëjë 5 % tatim fitimin edhe për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësorë. Nga ana tjetër, edhe ndërtuesit do të lehtësohen nga barra e taksave që pagunin për llogari të pronarëve të truallit.