Ora News - Durrës, godet me thikë prindërit e moshuar, djali vetëdorëzohet

2018-06-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një debat pronësie ishte motivi i krimit të radhës në familje. Një 25 vjeçar nga Durrësi masakroi me thikë prindërit e moshuar për pronësinë e banesës ku jetojnë. Burrë e grua janë në gjendje kritike për jetën në spitalin e Durrësit, ndërsa Hajti Neziri u dorëzua në polici rreth një orë pas krimit.

Krimi në familje për motive pronësie goditi këtë të mërkurë në Durrës.

25 vjeçari Hajti Neziri plagosi me thikë dy prindërit e moshuar pas një debati me tone të larta për shtëpinë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rrreth orës 14:45 në banesën e familjes në Neziri, në lagjen 17 të qytetit bregdetar.

Destan dhe Hasie Neziri, 75 dhe 64 vjeç, kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa këto njolla gjaku në rrugë janë dëshmia e një sulmi të dhunshëm.

Burrë e grua u dërguan nga fqinjët në spital, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën.

75 vjeçari mësohet se ka marrë një plagë të rënda në kokë, ndërsa gruaja e tij 6 goditje në disa pjesë të trupit.

Ata i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa mjekët nuk pranojnë të flasin pasi janë në pritje të reagimit ndaj trajtimit pas operacionit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-djali-plagos-me-thike-prinderit