Provimet e lëndëve me zgjedhje përmbyllën kështu ciklin e provimeve të maturës shtetërore për vitin 2018. Të pyetur nga Report TV maturantët thanë se provimi nuk ishte i vështirë dhe koha ishte e mjaftueshme.
Rreth 37 mijë maturantë dhe ish-maturantë zhvilluan sot testet me zgjedhje në të gjitha gjimnazet e Shqipërisë. Ishin dy teste me zgjedhje që maturantët i kanë zgjedhur vetë, lëndë që mund të jenë më të preferuarat, që do t?u sigurojnë edhe më shumë pikë, provimi zgjati 4 orë.