Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëndët me zgjedhje ulën për herë të fundit në bankat e gjimnazeve maturantët. Të mërkurën ata zhvilluan provimin e fundit, i cili zgjat tri orë.
Në gjimnazin ?Sami Frashëri?, testimi nisi gjysmë orë me vonesë për shkak të shpërndarjes së tezave, që këtë herë ishte e ndryshme për çdo maturant, por koha nuk u cënua pasi ata dolën në orën 13:30
Në varësi të lëndëve që kishin zgjedhur, disa i vlerësuan si të vështira pyetjet dhe disa në nivelin mesatar.
Maturanti: Teza ime e Letërisë avancë ishte e vështirë ndërsa Qytetaria jo shumë.
Maturanti: Shumë e lehtë, kisha Ekonomi avancë dhe Anglisht avancë.
Maturantja: Shumë i lehtë.Ishin gjëra që i kishim bërë në konsultime.Kisha zgjedhur Biologjinë e thelluar dhe Anglishten.
Pasi të njihen me rezultatet dhe bëjnë përllogaritjet, maturantët do të zgjedhin degët që do të studiojnë në Universitet.
Disa prej tyre janë të vendosur, të tjerë i kanë lënë vetes edhe disa ditë kohë për t`u menduar.
Maturanti: Unë dua të vazhdoj për gazetari politike.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/provimi-i-fundit-maturantet-me-pershtypje-te-ndryshme-pas-testimit