Nis aksioni për shkelësit rrugorë, Report Tv zbret në terren: Ja si sillen shoferë e kalimtarë

2018-06-20 1

Policia Rrugore prej një jave ka nisur aksionin e ndëshkimit të shoferëve, të cilët nuk respektojnë vijat e bardha, semaforët dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve në kryqëzime. Janë këto pamjet ku shoferët janë kapur mat dhe pse në autoshkolla secili prej tyre ka mësuar se në vijat e bardha kanë përparësi këmbësorët.

Report Tv është ndalur në një prej kryqëzimeve me trafikun më të dendur në Tiranë te zona e 9-të katsheve dhe as këtu nuk mungojnë shoferët që shkelin rregullat dhe rrezikojnë qytetarët.

Ne kemi provuar të kalojmë me kamerën tonë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, por dhe pse me semafor jeshil, çka nënkupton të drejtën për të kaluar këmbësorët, sërish shoferët që të lënë të kalosh janë të paktë.

Për aq minuta sa në kryqëzim ishte patrulla rrugore pati një ndëshkim, por sapo polici u largua me shpejtësi shkelësit e ligjit kanë vijuar të rrezikojnë jetën e qytetarëve te vijat e bardha.