Ora News - Lezhë, mbyllet për 6 muaj memoriali i Skëndërbeut, i nënshtrohet rikonstruksionit

2018-06-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë për 6 muaj do të jetë i mbyllur për vizitorët!

Memoriali do ti nënshtrohet të parit rikonstruksion të plotë në 37 vitet e fundit dhe në fund pritet të ketë një pamje të re.

Ministria e Kultures ka nisur zbatimin e projektit të Bashkisë Lezhë edhe në kaudër të vitit mbarë kombëtar të SKënderbeut

Paulin Zefi: "Do preket gjithçka, në çdo detaj duke nisur nga shkallët, tek ura hyrëse, rrugica, zbardhja e pllakave prej mermeri, i kolonave, sistemi i ri i ndriçimit."

Pergjegjesi i Trashegimisë Kulturore, Paulin Zefi, thotë se do të preken të gjithë elementet përbëres, por duhej ti jepej rëndësi edhe gërmimeve arkeologjike.

Paulin Zefi: "E rëndësishme është që do të trajtohet në veçanti afresku i Shën Nikollit, pastroi i kësaj kishe që ndodhet në pjesën e djathtë. Njëkohësisht përveç trajtimit të objektit duhet të financohen dhe gërmimet arkeologjike përreth hapësirës muzeale, duhet të ekspozohet gjithçka dhe jo të lihet në gjendjen aktuale."

Vendvarrimi i Skënderbeut është një prej destinacioneve kryesore të turistëve në Lezhë.

Ai shtrihet në zemër të qytetit antik të Lissusit. Sipërfaqja e vetë memorialit është rreth 225 metër katror me lartësi 11 metra, ndërsa muret janë origjinale të kishës së Shën-Nikollit.

Memoriali i Skenderbeut evidenton dy nga ngjarjet më të mëdha të kombit shqiptar, mbajtjen e Kuvendit të Lezhës më 2 mars 1444 dhe vendin e varrimit të Skëndërbeut, i cili vdiq nq Lezhe më 17 Janar 1468.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezhe-mbyllet-6-muaj-memoriali-i-skenderbeut-i-nenshtrohet-rikonstruksionit