Prokuroria e Tiranës ka kërkuar denimin me nga 8 muaj burg për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin. Të tre akuzohen për kallzim të rremë, pasi sipas prokurorisë kanë sajuar prova për një atetnat të pretenduar ndaj Doshit me urdher të ish-kryetarit të parlamentit Ilir Meta, aktualisht President i Republikës.
Sipas prokurorisë u provua gjatë hetimit se këta tre persona kanë krijuar prova dhe dëshmi të rreme , duke perfshirë në këtë histori edhe të tjerë persona. Ne konkluzione prokuroria argumentoi se ka qënë Mark Frroku ai që ka vënë në dijeni Tom Doshin, se Durim Bami do ta vriste per llogari të Ilir Metes.
Por dëshmia e Bamit dhënë në prokurori ka rrëzuar të gjithë këtë skenar. Sipas tij ka qënë deputeti Doshi i cili ka kerkuar që të gjeje dhe nje person që të tretë që do bente porosinë , i cili ishte edhe njohje e Ilir Metës. Mark Frroku ka mohuar të kete lidhje në këtë histori, por sipas akuzës përfshirja e tij u vërteta nga tabulate telefonike, kamera sigurie dhe prova te tjera.