Report Tv - Durrës, i riu plagos rëndë me thikë nënën dhe babanë, vetëdorëzohet në polici

2018-06-20 0

Një ngjarje brenda familjes është shënuar mesditën e sotme në qytetin bregdetar. Pas një debati në familje djali ka qëlluar me thikë duke lënë të plagosur rëndë nënën dhe babanë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 minuta në banesën tre katëshe të familjes në hyrje të qytetit të Durrësit. Djali Hajri Neziri 25 vjeç fillimisht ka debatuar me prindërit Destan dhe Hasie Neziri 75 dhe 64 ?vjeç më pas i ka qëlluar me thikë.

Konfliktin dhe të bërtiturat e prindërve i kanë dëgjuar fqinjët, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. Ndërkohë që djali, pasi plagosi prindërit është larguar nga banesa me shpejtësi duke u fshehur, por është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës vetëm një orë pas krimit të rëndë.

Të moshuarit janë dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, por në gjendje shumë të rëndë për jetën.

Free Traffic Exchange