Ora News - Komisioni i Sigurisë, Opozita: Refugjatët, kusht për hapjen e negociatave

2018-06-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita ka akuzuar qeverinë shqiptare se ka pranuar të presë 600 mijë refugjatë sirianë me kusht hapjen e negociatave. Por këto akuza janë kundërshtuar nga socialistët të cilët theksuan se zv/ministri i Brendshëm ka folur për kapacitetet që ka vendi ynë dhe jo për ardhjen e refugjatëve. Në të njëjtën linjë ka qënë edhe reagimi i Ministrisë së Brendshme, e cila sqaron se deklaratat e zv/ministrit kanë qënë për një situatët hipotetike.

Çështja e ngritjes apo jo të një kampi refugjatësh në Shqipëri është debatuar këtë të mërkurë në Komisionin e Sigurisë ku opozita ka pretenduar se ky ka qënë kushti i BE-së për hapjen e negociatave.

PD i është referuar një interviste të zëvendës ministrit të Brendshëm për median gjermane ZDF-ja dhe sipas opozitës qeveria ka pranuar të presë 600 mijë. Por socialistët e kanë dhënë edhe përgjigjen e kontekstit të intervistës së numrit 2 të Ministrisë së Brenshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/komisioni-i-sigurise-opozita-refugjatet-kusht-hapjen-e-negociatave