Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Apelit Gentian Trenova, i cili është njëkohëshit edhe një nga anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Prokurori nuk ishte i pranishëm sot në seancë, ndërsa trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici lexuan vendimin e shkarkimit.
Trenova është i dyti nga radhët e KED që shkarkohet nga vetingu pas anëtares zëvedësuese Altina Xhoxhaj.
Vendimi i arsyetuar do të jepet brenda 30 ditësh nga shpallja e vendimit, ndërsa sipas hetimeve të KPK, (që u deklaruan seancën e kaluar) Trenova nuk rezulton i pastër në tre kriteret e përcaktuara në ligj, figurën, pastërtinë dhe aftësimin profesional.
Avokati i prokurorit të shkarkuar: Ishte i ndershëm Shqipëria s'ka luksin ta humbasë
Avokati Saimir Lami e quajti të padrejtë vendimin e KPK-së i cili do të ankimohet. "Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëz të përgatitur", tha ai në një prononcim për median jashtë KPK-së.
" Është për të ardhur keq sepse Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëzit e tij më të përgatitur në sistem në këtë mënyrë"
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-sot-seanca-degjimore-me-gjyqtarin-ilir-toska-dhe-vendimi-gentian-trenoven