Ora News - Xhaçka: Trajnimi dhe arsimimi i lidershipit ushtarak shqiptar në Angli

2018-06-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë dyditore në Mbretërinë e Bashkuar me ftesë të homologut të saj britanik Gavin Williamson.

Gjatë qëndrimit të saj në Londër, ministrja Xhaçka u takua edhe me ministrin për Evropën dhe Amerikat, sir Alan Duncan, drejtorin e Përgjithshëm të Politikës së Jashtme, Richard Moore si dhe ministrin e Shtetit për Mbrojtjen, lordin Frederick Curzon, i cili është njëherësh zëvendëskryetar i Dhomës së Lordëve.

Në takimet me zyrtarët britanikë, ministrja Xhaçka vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për reformat kyçe në Shqipëri për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, të cilat ajo i konsideroi si vendimtare në rrugën drejt procesit të integrimit euro ? atlantik.

Gjithashtu, ministrja Xhaçka konsideroi se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, rrit përgjegjësinë e institucioneve tona për transformimin e mëtejshëm të vendit.

Zonja Xhaçka u shpreh se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave për anëtarësimin, çka sipas saj do të ishte një hap pozitiv dhe stabilizues për politikën e brendshme, atë rajonale si dhe perspektivën e sigurisë.

Nga ana e tij sekretari për Mbrojtjen i Mbretërisë së Bashkuar Gavin Williamson u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe e konsideroi vendin tonë si një faktor shumë të rëndësishëm në Ballkan.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhacka-trajnimi-dhe-arsimimi-i-lidershipit-ushtarak-shqiptar-ne-angli

Free Traffic Exchange