Opozita përplaset në Komisionin e Sigurisë dhe atë të Ekonomisë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për me shume se 2 ore opozita ka bllokuar punën e Komisionit te Sigurisë duke ngritur çështjen e kampit te refugjateve ne Shqipëri. Demokratet iu referuan edhe intervistës se zv/ministrit te brendshëm Hodaj për një prej mediave gjermane, duke kërkuar sqarime nga mazhoranca, por socialistet kane kërkuar te mos përhape panik per çështje qe nuk ekzistojnë.



Flamur Noka: Çështja e panikut që thua Elona po të them një gjë, zv/ministri është anëtar kabineti, prononcimin e ka dhënë një anëtar kabineti që Shqipëria i ka kapacitetet të presë 600 mijë qytetarë nga vendet islamike të ikur nga lufta. Do të thotë që Shqipëria do të kthehet pikësëpari në një epiqendër ku do të mblidhen terroristë.



ELONA GJERBREA: Shqipëria nëse merr pjesë në samit ka detyrim të thotë se çfarë kontributi mund të japë nëse do të kemi një situatë emergjente. Këtu nuk bëhet fjalë nëse ka një situatë emergjente, këtu bëhet fjalë që ne të përgatitemi për kapacitetet që kemi. As kemi thënë që do të presim 600 mijë, por kemi thënë që kemi kapacitete dhe kjo tregon vizionin që ka qeveria për të përmbushur detyrimet dhe standardet.?



Vetëm pas largimit te opozitës, komisioni ka nisur diskutimin per ligjin kundër dhunës ne familje.



Ndërsa Komisioni i Ekonomisë nuk ka mundur te shqyrtoje asnjë prej çështjeve te parashikuara ne rendin e ditës, per shkak te debateve te forta mes mazhorances e opozitës.