“Skifterët” e kasafortave, banda kishte qëlluar me armë policinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-20 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banda e grabitësve te kasafortave ishte përballur me uniformat blu dhe 3 muaj më parë, ndërsa kishin qëlluar me armë ndaj policeve.



I cilësuar si një nga grupet më të rrezikshme të kryeqytetit, ne muajin mars grabitësit u përballen me policinë ne Fushe Preze.



Gjatë ndjekjes ata qëlluan me armë ndaj efektivave duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, si të vetmen mënyrë për t?iu larguar kapjes.



Sipas policisë të dokumentuara janë vjedhjet e 11 bizneseve, por hetuesit dyshojnë se ata janë autorë të 24 vjedhjeve ne total, kryesisht të kasafortave.



I liruar pak kohë më parë pas akuzave për shpërdorim detyre dhe dekonspirim ne grup punonte dhe ish-efektivi Engrid Henaj.



Pas arrestimit policia i sekuestroi atyre pajisje për hapjen e kasafortave, të cilat i kishin përdorur ne disa biznese ne qytete të ndryshme.