Ahmetaj: Eksportet u rritën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e eksporteve përgjatë muajit të kaluar ka influencuar në kursin e këmbimit valutor. Ministri i Financave Arben Ahmetaj theksoi se dërgesa e produkteve jashtë shtetit shënoi 24% rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e punësimit sipas ministrit të Financave, mbetet objektivi kryesor i qeverisë. Target grupi kryesor mbeten të rinjtë.
Deklaratat ministri Ahmetaj i bëri gjatë prezantimit të programit buxhetor afatmesëm 2019 ? 2021. Sipas tij, synohet rritja ekonomike dhe shtimi i investimeve, kryesisht në infrastrukturë. Mbështetje do të jepet për të gjithë sektorët, në arsim, shëndetësi, bujqësi, ndihmë ekonomike, si dhe në zhvillimin e turizmit.