Ora News - Ekskluzive/ Bilanci: Mbi 6.5 ton drogë nga Shqipëria u kap në Itali

2018-06-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia financiare italiane ka prezantuar sot në Romë raportin e aktivitetit të saj nga fillimi i vitit 2017 e deri më sot.

Në një analizë statistikore Financa Italiane ka prezantuar të dhënat përgjatë një viti e gjysëm punë ku një vend të rëndësishëm zë lufta kundër narkotrafikantëve, trafikut të emigracionit klandestinë e rrezikut terrorist.

Sipas të dhënave zyrtare nga janari i vitit 2017 e deri më sot janë sekuestruar rreth 100 tonë lëndë narkotike ku 50 % e tyre falë operacioneve të repartit ajor-detar të Financës italiane.

Trafiku Shqiperi- Itali

Eskluzivisht për Ora News Financa italiane ka informuar se 1 nga janari i 2018 e deri më 30 prill të 2018 janë kryer 11 operacione ajro-detare kundër trafikut të drogës mes Shqipërisë e Italisë.

Përgjatë këtyre operacioneve janë sekuestruar 6500 kg marijuanë e 1 kg hashash, si dhe janë arrestuar 18 skafistë, 10 prej tyre shqiptarë e 8 janë shtetas italianë. Gjithashtu janë sekuestruar dhe 7 mjete lundruese të përdorura për trafikun e drogës.
Në luftën kundër narkotrafikut në aktivitetin 18 mujor të financës italiane nënvizohet suksesi i operacionit Stammer i cili coi në shkatërrimin e një grupi kriminal italo shqiptar e në urdhër arrestimin e 54 personave të akuzuar për trafikimin e 80 kg kokainë e 2 kg heroinë nga Kolumbia në Itali .

Këtij grupi kriminal iu sekuestruan pasuri të patundshme në vlerë 8 milionë euro.

Duke iu referuar të dhënave të Financës Italiane nga 1 janari 2017 e deri më sot janë arrestuar 751 skafistë dhe janë sekuestruar 382 mjete lundruese të përfshira në trafikun e drogës, të cigareve kontrabandë e në trafikun e emigracionit klandestin.

Një vend të rëndësishëm në punën e Policisë finaciare italiane e zë dhe lufta kundër krimit ekonomik, riciklmit të paligjshëm të parasë dhe financimit të terrorizmit ndërkobmëtar.
Financa Italiane ka ekzektuar rreth 1300 operacione hetimore gjyqësore kundër krimit ekonomik, ka ekzaminuar 131.600 operacione financiare ku 38.600 prej tyre janë vënë nën hetim. prej tyre ka rezultuar se 756 operacione finan ciare kishin si qëllim financimin e terrorizmit ndërkobmëtar.

Janë denoncuar me akuzën e riciklimit e autoricklimit të paligjshëm të parasë rreth 2.508 presona, 284 prej të cilëve janë vënë nën arrest.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ekskluzive-bilanci-mbi-65-ton-droge-nga-shqiperia-u-kap-ne-itali