Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Violeta Danaj u shfaq sot në gjykatën e Kurbinit për vlerësimin e masës së sigurisë tre ditë pasi vrau bashkëshortin e saj Kujtimin në tregun e Milotit.
E penduar tregon motivin: Me keqtrajtonte dhe luante bixhoz
Në seancë nuk ka qenë i pranishëm asnjë familjar ndërsa dosja e saj do i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila heton krimet në familje.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës, 17 qershor, në tregun e Milotit. Violeta Donaj, qëlloi katër herë me armë zjarrin 42 vjeçarin Kujtim Donaj. Pas krimit autorja tentoi të largohej por u arrestua.
Çifti Donaj, prindër të dy fëmijëve, frekuentonin çdo fundjavë këtë treg, ku shisnin produkte të ndryshme dhe me të ardhurat e përfituara mbanin familjen.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gruaja-qe-vrau-burrin-tregon-ne-gjykate-se-e-keqtrajtonte